Krasniqi e viziton Betim Gjoshin pas një aksidenti: Të presim shëndosh e mirë pranë qytetarëve
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi sot ka vizituar në spital kandidatin për deputet Betim Gjoshin i cili ka pësuar një aksident.
Krasniqi njoftoi se ndërhyrja kirurgjike është kaluar me sukses.
“Të kaluara sa më shpejt, Betim! Të presim shëndosh e mirë pranë qytetarëve, të cilët të mbështesin dhe të duan si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.
Postim i plotë:
Fushata dhe dimri i kanë edhe këto sfidat e veta. Fatmirësisht, Betim Gjoshi e përballoi me sukses ndërhyrjen kirurgjike, edhe pse lëndimi nuk ishte i lehtë.
Të kaluara sa më shpejt, Betim! Të presim shëndosh e mirë pranë qytetarëve, të cilët të mbështesin dhe të duan si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës.