Krasniqi e LDK për mungesën e rrymës kritikon qeverinë Kurti: Zi e terr, na kanë kthy në vitin 1999
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka qenë e ftuara e radhës në Periskopi, ku gjatë intervistës ka folur për krizën energjetike në Kosovë, shkruan Periskopi.
Krasniqi duke kritikuar Qeverinë Kurti për këtë situatë, tha se Kosova është kthyer 25 vite pas.
“Kjo situatë e përshkruan keqëqeverisjen nga Lëvizja Vetëvendosje që ka ndodhur gjatët këtyre 4 viteve… këta janë merr me energji elektrike, mirëpo kanë pas skandale të njëpasnjëshme, do të thotë kjo situatë tamon e përshkruan zi e terr, na ka kthy në vitin 1999, pra 25 vite pas”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.
Intervisten e plotë e gjeni më poshtë: