Krasniqi: Bedri Hamza do t’i rris pagat dhe pensionet, ky është premtim i realizueshëm

Krasniqi: Bedri Hamza do t’i rris pagat dhe pensionet, ky është premtim i realizueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin “Debat Plus” në Rtv Dukagjini, ka theksuar se të gjitha premtimet që i ka bërë gjatë fushatës Kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza janë të realizueshme.

Sipas Krasniqit, sikurse pagat ashtu edhe pensionet do të rriten dhe sipas tij, Hamza është i vetmi kryeministër që i duhet Kosovës sot.

“Këto zotime, janë zotime të matshme, zotime të realizueshme. Do të thotë, rritja e pagave do të ndodhë, rritja e pensioneve do të ndodhë, mjetet do ndahen sepse ka mjete mjaftueshëm. Ne po flasim për një buxhët 3.6 miliardë që lehtësisht mund të jetë 4 miliardë qysh vitin e ardhshëm dhe që mjafton edhe për me e ngrit mirëqenien edhe për me e stimulua sektorin privat i cili në vitet e fundit është ndjerë i rrezikuar, ka pasur mungesë totale të mbështetjes. Një pjesë e bizneseve të mëdha le që ndjehen të shantazhuara, por edhe kapitalin e tyre e kanë zhvendosur jashtë vendit duke u frikësuar prej kësaj qeverie e cila esencialisht është anti-kapitaliste , ndërsa sektori privat është punëdhënësi më I madh. Ajo që duhet me e kuptu është që, qasja jonë është me mbështet zhvillimin e tij, por duke e respektuar respektimin e të drejtave të punëtorëve, duke krijuar kushte më të mira edhe normalisht duke i rritur pagat edhe në sektorin privat.

Kështu që unë nuk kam asnjë dyshim që Bedri Hamza është njeriu më i thirrur dhe kryeministri më i mirë që mundet me e pas Kosova sot, dhe njeriu që e ka dëshmuar edhe në të kaluarën. Ka qenë e vërtetë që FMN-ja na ka këecënuar kur Bedri Hamza i ka rritur pagat, por ne i iu kemi thënë, ne duhet me i rrit pagat, ne ju respektojmë e dimë që është shumë e rëndësishme, I kemi rritur pagat në atë kohë herën e dytë mbi 30%. Kemi pasur një 9 mujor të tensionuar, kemi pasur përjashtim prej programit “StentBy” të asaj kohe, pas 9 muajsh e kanë parë që parametrat financiar fiskal kanë qenë në rregull, që ka pasur stabilitet makrofiskal dhe që nuk është rrezikuar buxheti i Kosovës edhe atëherë jemi rikthyer në program dhe kjo duhet me qenë qasaj, e këtë qasje PDK-ja është e vetmja unë jam i bindur që mundet me e implementua në vendin tonë”, theksoi Krasniqi.

Shpërndaje në: