Krasniqi: Avdullah Hoti do të mbetet në histori për Marrëveshjen e Washingtonit, duhet të zbatohet
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se 4 shtatori është datë historike për Kosovën, pasi janë dy marrëveshje të rëndësishme, ajo për Stabilizim Asociim me BE-në e vitit 2015 në Qeverinë Mustafa dhe Marrëveshja e Washingtonit e 4 shtatorit 2020.
Në një postim në Facebook, Krasniqi shkruan se Marrëveshja e 4 shtatorit është historike sepse është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në shtëpinë që ka sjellë gjithmonë gjëra të mira për Kosovën.
“Marrëveshjet në Shtëpinë e Bardhë i sjellin vetëm të mira Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet sepse është e domosdoshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash ajo.