Krasniqi: Armiku kryesor i popullit të Kosovës për këto 4 vite ishte vet qeveria Kurti

Krasniqi: Armiku kryesor i popullit të Kosovës për këto 4 vite ishte vet qeveria Kurti

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, në një postim në facebook ka shprehur pakënaqesitë ndaj qeverisjes Kurti për këto katër vite. Ajo ka thënë se  “Armiku kryesor i popullit të Kosovës për këto 4 vite ishte vet qeveria e Kosovës”, shkruan Periskopi

Sipas Krasniqit , 9 shkurti është dita e vendimit të qytetarëve të Kosovës
“9 shkurti është dita kur populli i Kosovës do ta largoj nga zyra e kryeministrit këtë mashtrues dhe demagog që Kosovës i ka shkaktuar dëme të parikuperueshme.

Vetëm me Lidhjen Demokratika ruhen vlerat e miqësisë së përhershme me ShBA dhe me vizionin e qartë të LDK-së do të bëhemi anëtar në NATO dhe BE”
Postimi i plotë:
Armiku kryesor i popullit të Kosovës për këto 4 vite ishte vet qeveria e Kosovës.
Është e pashpjegueshme kritikat e miqve tanë edhe me fjalor jo diplomatik. E kanë katandisur dialogun, katandisje edhe në integrimet evropiane, rrënoi marrëdhëniet me aleatë dhe është e kuptueshme që sanksionet do të thellohen deri sa ky kryeministër ta largohet sepse është bërë armik i aspiratave tona shumëvjeçare.
9 shkurti është dita kur populli i Kosovës do ta largoj nga zyra e kryeministrit këtë mashtrues dhe demagog që Kosovës i ka shkaktuar dëme të parikuperueshme.
Vetëm me Lidhjen Demokratika ruhen vlerat e miqësisë së përhershme me ShBA dhe me vizionin e qartë të LDK-së do të bëhemi anëtar në NATO dhe BE.

Shpërndaje në: