Krasniqi: Albin Kurti është kampion i propagandës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka vlerësuar kryeministrin Albin Kurti si kampion të propagandës.
Ai ka bërë me dije se i pari i VV-së vetëm propagandë di të bëj.
Në një intervistë për gazetën “Reporteri”, i pari i PDK-së ka vlerësuar se terë Qeveria Kurti është jo kompetente.
“Sot ne mund të mos jemi të mirë me fjalë e propagandë sepse për atë Albin Kurti është kampion, po ai punë s’din me kry. Katër vjet njerëzit e kanë parë që është totalisht jo kompetent, ai dhe krejt ekipi i tij qeverisës. Unë kam pritur prej tyre më shumë sepse i kam parë CV-të dhe thosha paskan kry një shkollë dinë diçka. Por ata dolën të dobët në nivelin e njëjte. Sot kur i sheh nuk e din se cila fushë është më keq”, ka thënë ai.
Sipas tij, PDK-ja është krejt e kundërta e VV-së.
“Tjetra e kemi një kandidat i cili tërë ketë kudo që ka punu, ka punuar me nder, profesionalizëm të jashtëzakonshëm, kompetencë, i ka realizuar premtimet që i ka dhënë dhe ka krijuar ekipe të jashtëzakonshme. Ne po u themi njerëzve se po ua japim kryeministrin më të jashtë zakonshëm që ka pasur Kosova.”, është shprehur ai.