Krasniqi: 500 mijë vota për Vetëvendosjen, ëndërr e parealizueshme

Krasniqi: 500 mijë vota për Vetëvendosjen, ëndërr e parealizueshme

Rrezarta Krasniqi, kandidate e LDK-së për edhe një mandat si deputete, e ka quajtur ‘ëndërr të parealizueshme’ të kryeministrit Kurti kërkesën që t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ajo ka përmendur disa skandale që e kanë karakterizuar Qeverinë Kurti 2, duke shtuar se ato janë arsyet pse ‘500 K’ nuk mund të ndodhë.

“Ajo është një ëndërr e parealizueshme e kryeministrit Kurti. Këta e kanë rrëzuar veten e vet, sepse unë këtu e kam një listë me aferat korruptive të 4-vjeçarit të qeverisjes së tij duke ia nisë prej Martin Berishës, Nagip Krasniqit, afera “zdravo”, rezervat shtetërore, ambalazhuesit e ujit, tenderat njëburimorë ku për herë të parë janë dhënë 2 mijë e 123 tendera njëburimorë, përgjimi i Rilind Gërvallës në RTK, kompania “Bageri” e cila pranon fajësinë për mashtrimin në procedurat e prokurimit, sanksionet ku Kosova për herë të parë ka sanksione nga Bashkimi Evropian e shumë e shumë ligje të tjera antikushtetuese, afera e drogës ekstazi, djegia për herë të dytë e mjekësisë ligjore. Të gjitha këto afera dhe me prit me marrë qaq vota, ajo është një ëndërr e parealizueshme e kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka deklaruar Krasniqi.

Shpërndaje në: