Krasniqi: 0-1 për opozitën, PDK e LDK treguan epërsi ndaj Vetëvendosjes në hapjen e fushatës zgjedhore
Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka thënë se PDK e LDK kanë treguar epërsi ndaj Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore.
Ai në Facebook ka thënë se “diferencat ishin të dukshme në masivitetin e pjesëmarrjes, organizimin e ngjarjeve, fjalimet konkrete, gjuhën përbashkuese dhe premtimet konkrete të menduara me kujdes”.
Postimi i plotë:
1:0 për opozitën
Partitë opozitare, PDK dhe LDK, kanë treguar epërsi ndaj partisë në pushtet, VV, në hapjen e fushatës zgjedhore.
Diferencat ishin të dukshme në masivitetin e pjesëmarrjes, organizimin e ngjarjeve, fjalimet konkrete, gjuhën përbashkuese dhe premtimet konkrete të menduara me kujdes.
Është gabim të cilësohet ky reformim i partive opozitare si një sukses i VV-së. Ky ndryshim reflekton kërkesat e qytetarëve, të cilat këto parti i kanë kuptuar dhe i kanë pranuar si të tilla pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Partitë që synojnë rritje duhet të jenë në gjendje të ndryshojnë, të përmirësohen dhe t’u përshtaten kërkesave të kohës.