KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, transmeton Periskopi.
Sipas këtyre rezultateve prin Lëvizja Vetëvendosje me 396 mijë e 787 vota apo 42.30 përqind, PDK me 196 mijë vota e 474 apo 20.95 përqind, LDK me 171 mijë e 357 vota, apo 19.27 përqind dhe AAK-Nisma me 66 mijë e 256 vota apo 7.06 përqind.
Sipas këtyre rezultateve asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.
VV ka 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, Lista Serbe 9, AAK dhe Nisma 8 deputetë.
Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë të gjashtat me radhë që janë mbajtur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Pjesëmarrja në votime ishte 46.54 përqind.