KQZ: Regjistrohen mbi 21 mijë votues nga diaspora

KQZ: Regjistrohen mbi 21 mijë votues nga diaspora

Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave, deri më 26 nëntor, përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org), janë pranuar rreth 22 mijë e 470 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 21 mijë e 67 ndërsa 1 mijë e 399 të tjera janë refuzuar.

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë ai.

Elezi për RTKlive ka sqaruar se nga 21 mijë e 67 aplikime të aprovuara, 5 mijë e 631 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 3 mije e 64 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 12 mijë e 372 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës, raporton Rtklive, transmeton Klankosova.tv.

“Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, ka thënë Elezi.

Shpërndaje në: