KQZ përditëson të dhënat, numërohen 99.72% e rezultateve
![KQZ përditëson të dhënat, numërohen 99.72% e rezultateve](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/votat-469x300.jpg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ora 19;50 ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për subjektet politike.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40.86 për qind, apo 341 mijë e 562 vota.
Në vendin e dytë rënditet PDK-ja me 22.04% apo 184238 vota. Në vendin e tretë rënditet LDK-ja me 17.68% apo 147777 vota.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2025/02/fasfaaf.jpg)
Ndërsa në vendin e katërt rënditet AAK-ja me 7.45 apo 62278 vota.