KQZ nuk e ka përditësuar rezultatin nga e mërkura në mbrëmje, kanë mbetur edhe 7 vendvotime

KQZ nuk e ka përditësuar rezultatin nga e mërkura në mbrëmje, kanë mbetur edhe 7 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka procesuar në webfaqen e tij 99.72 për qind të votave, ose votat në 2 mijë e 526 vendvotime, nga 2 mijë e 533 sa janë gjithsej.

Përditësimi i fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sa i përket numërimit të votave është bërë të mërkurën në ora 22:12.

Sipas të dhënave aty, kanë mbetur pa u numëruar edhe tri vendvotime në Gjilan, një vendvotim në Deçan, dy në Klinë, një në Prizren.

Sipas rezultateve preliminare, VV ka dalë e para në këto zgjedhje me 40.84 për qind të votave, ose 341 mijë e 672 vota.

PDK e dyta me 22.05 për qind, ose 184 mijë e 499 vota.

LDK me 17.67 për qind, ose 147 mijë e 827 vota.

AAK e katërta me 7.45 për qind, ose 62 mijë e 309 vota.

Ndryshe, KQZ po numëron votat e kandidatëve për deputet, ndërsa më pas do të numërohen edhe ato me kusht dhe me postë.

 

Shpërndaje në: