KQZ nis publikimin e rezultateve në platformën online – Këtu mund t’i shihni votat e kandidatëve për deputetë

KQZ nis publikimin e rezultateve në platformën online – Këtu mund t’i shihni votat e kandidatëve për deputetë

Zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi, ka njoftuar se janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, në platformën elektronike, shkruan Periskopi.

Ai tha se në këto rezultate janë të përfshira 90.41% nga vendvotimet e numëruara deri më tani në Qendrat Komunale të Numërimit dhe se nuk janë të përfshira rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës.

“Në këto rezultate janë përfshirë të dhënat nga 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri më tani në Qendrat Komunale të Numërimit dhe se rezultatet e vendvotimeve tjera do të publikohen në mënyrë progresive”, ka shkruar Elezaj në Facebook.

Ky është LINKU.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: