KQZ: Nga ora 16:00 filloi numërimi i votave edhe në Mamushë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë të shtunën ka filluar numërimi i votave edhe në qytetin e Mamushës.
Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se aty janë pesë qendra të votimit.
“Sot, në orën 16:00, në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mamushës ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”.
“Në këtë komunë, numri i vendvotimeve të rregullta në të cilat është zhvilluar procesi i votimit është 5 vendvotime”, thuhet në njoftim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri të shtunën në ora 16:00 janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533.