KQZ-ja vendos për asgjësimin e regjistrimit të kamerave dhe materialit zgjedhor të 21 prillit
Materiali zgjedhor i përdorur dhe i papërdorur në procesin e votimit për ose kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut do të shkatërrohet së shpejti, këtë vendim KQZ-ja e mori në mbledhjen e së enjtes.
Në materialet zgjedhore që do të asgjësohen u tha se bëjnë pjesë fletëvotimet, formularët e rezultateve dhe listat e votuesve.
Gjithashtu, në kuadër të kësaj, KQZ-ja do të shkatërrojë edhe regjistrimet e kamerave të cilat kanë qenë të vendosura në vendvotimet e këtyre komunave gjatë votimit të 21 prillit në komunat veriore.
Ndërsa, një pjesë e tyre do të arkivohen si material që i ndihmon KQZ-së. Në vazhdim të mbledhjes KQZ-ja mori vendim edhe për regjistrimin e partisë politike “Za Slobodu Pravdu i Opstanak”.
Kërkesa e PDK-së për zgjedhje të parakohshme, Hovenier i shkon në zyre Memli Krasniqit