KQZ-ja pritet të kufizoj shpenzimet e fushatës për zgjedhjet e shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës me disa pika në rend të ditës.
Një nga pikat e para që do të shqyrtoj KQZ-ja, është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
Rendi i ditës:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr.40 dhe 41 dhe 42 /2024
3. Aktivitetet e Zyrës:https://zeri.info/inarticle.html
-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës
së zgjedhjeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, datë
09.02.2025.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Zgjedhore Nr.15/2024 për Zgjedhjet e
Parakohshme dhe të Jashtëzakonshme;
5. Raport i Këshillave të KQZ
5.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Aktiviteteve Zgjedhore, për zgjedhjet e rregullta për
Kuvendin e Kosovës;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Themelimit të Komisionit për shqyrtimin e kundërshtimit
administrativ të parashtruar kundër njoftimit për regjistrim të votuesve jashtë
Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës;
5.2. Këshilli për Çështje Ligjore
1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtari të kuvendit komunal në
Kaçanik;
5.3. Këshilli për Personel
6. Të ndryshme