KQZ-ja ndan 90 mijë euro për të blerë kutitë e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit
Zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit po afrojnë ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përgatitjet për këtë proces.
Ky institucion ka shpallur tender për pajisjen me kuti të votimit ku qytetarët do të hedhin votën e tyre. Vlera e parashikuar e tenderit është 90 mijë euro, transmeton indeksonline.
Ky tender është publikuar edhe në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.