KQZ-ja aprovon mbi 6 mijë votues jashtë vendit, refuzohen 593 aplikime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka bërë të ditur se deri më 13 tetor, përmes platformë kërkesa e s elektronike janë pranuar 7 227 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 6 634, ndërsa 593 të tjera janë refuzua, raporton EO.
Besnik Buzhala, u.d i Drejtorit të Sekretariatit të KQZ-së, tha se në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.Sipas tij, është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor.
Ai ka njoftuar se janë pranuar 892 kërkesa e janë aprovuar 189 prej tyre.
“Në bazë të të dhënave, deri më 13 tetor, në orën 10:00, janë pranuar 892 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit 703 përmes platformës elektronike dhe 189 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve prej të cilave janë aprovuar 866 kërkesa, ndërsa 26 të tjera janë refuzuar”.tha ai