KQZ e sqaron prapë pse nuk janë shfaqur 100% e rezultateve preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka sqaruar sërish se pse nuk janë shfaqur rezultatet preliminare nga 100% e vendvotimeve.
“Në platformën elektronike të rezultateve preliminare janë përditësuar të dhënat për 99.72% apo 2,526 vendvotime nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur pa u procesuar vetëm të dhënat nga 7 vendvotime. Kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike”, thonë nga KQZ.
Sipas KQZ-së, angazhimi i KQZ-së është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, por gjithashtu do të përditësohen edhe të dhënat nga rezultatet preliminare për subjektet politike nga të gjitha vendvotimet.
Asnjë lëvizje në faqen e KQZ-së, përditësimi i fundit ndodhi me 12 shkurt