KQZ del me vendim: Kaq para mund të shpenzojnë partitë politike për një votues
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku . Një ndër pikat e para të ditës që u diskutua ishte shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka njoftuar se sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik do të ketë të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro.
“Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2,047,149 euro, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar. Kjo llogaritje është bërë duke u mbështetur në Rregulloren Zgjedhore nr. 07/2024 2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve si dhe duke u mbështetur në të dhënat e listës preliminare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në vendin tonë është 2,047,149 votues”, ka thënë Buzhala.