Kounde prezantohet te Barcelona: Zgjodha Barçën para Chelseas, jam tifoz i La Ligas
Jules Kounde ka folur si lojtari i Barcelonës.
Gjatë ditës së sotme Kounde është prezantuar si lojtari më i ri i Barcelonës.
“Kam një përshtypje shumë të mirë për dashurinë e presidentit, drejtuesve dhe tifozëve. Jam shumë i lumtur dhe krenar. Arrij në një klub të madh dhe ambicioz, dhe gjithashtu arrij me ambicie. Ne do të shkojmë në krye”, deklaroi fillimisht ai.
Këmbëngulja e Xavi Hernandez ishte thelbësore për inkorporimin e qendërmbrojtësit francez. Trajneri katalanas foli disa herë me të për ta bindur.
“Ishin biseda shumë të mira. Gjithmonë kam ndjerë dashurinë e trajnerit, i cili donte shumë që të vija. Ky ishte kyç sepse është një fazë shumë e rëndësishme e garës. Ai më kërkoi të vazhdoja të bëja atë që bëja në Sevilje”, tha më pas francezi.
Ai u pyet edhe se çfarë mendon për konkurrencën me Pique, Araujo, Eric, i sapoardhuri Christensen:
“Ka shumë konkurrencë. Kjo është shumë e mirë për ekipin. Ka edhe shumë lojtar. Trajneri do të vendosë, nuk jam i shqetësuar”, vazhdoi mbrojtësi.
Kounde u tha se ishte afër kalimit te Chelsea, por zgjodhi Barcelonën para ‘Bluve të Londrës’.
“Është e vërtetë që pata mundësinë të nënshkruaja për Chelsean, por ne duhej të prisnim nëse Barça mund të arrinte një marrëveshje me Sevillan. Kur pashë që kjo ishte e mundur, zgjodha Barçën, sepse isha shumë i qartë për projektin dhe jam një tifoz i La Ligës”, përfundoi ai.
Kounde kaloi nga Sevilla te Barca për shumën e 50 milionë euro plus bonuset.