Kounde harron Chelsean, agjenti i tij nis negociatat me Man United
Jules Kounde është i vendosur të kalojë në Premier League, por jo më te skuadra e Chelsea.
Sipas raportimeve të ‘Nacional’, mbrojtësi francez thuhet të jetë afruar tashmë me Manchester United, transmeton Periskopi.
Agjenti i Jules Kounde do të nis negociatat konkrete me skuadrën e United, gjatë ditëve të ardhshme.
Mbrojtësi i Sevilla më parë lidhej me Chelsea e Real Madrid, por tashmë sheh një alternativë tjetër. Kalimi në ‘Old Trafford’ thuhet se mund t’i garantojë më shumë minuta.
Shifra për kartonin e Kounde mund të jetë aq e madhe saqë i afrohet asaj të Harry Maguire, që dikur bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë duke kaluar nga Leicester te Man Utd. /Periskopi/