“Kotë e keni”- Reagon Mimoza Kusari pas publikimit të audio-incizimit me kryekriminelin Radojçiq

“Kotë e keni”- Reagon Mimoza Kusari pas publikimit të audio-incizimit me kryekriminelin Radojçiq

Shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit në të cilin dëgjohet ajo duke biseduar me kryekriminelin Millan Radojçiq, shkruan Periskopi.

Njëjtë si shefi i saj, kryeministri Kurti edhe Kusari-Lila e quajti “luftë hibride”, duke thënë se janë “montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq.

“Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë. Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur.
Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të”, shkroi ndër të tjera Kusari-Lila.

Reagimi i plotë i Mimoza Kusari-Lilës:

Këta, të njëjtit, me çdo kusht po duan t’ja bëjnë avokatin dhe argatin. Po e mbrojnë Radojçiqin me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, e fundit bisedë në qershor të 2022-tës, pas së cilës ai u nxorr jashtë nga zyra ime.
Megjithatë, shihet se hallin e kanë të madh përderisa bëjnë permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë. Kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë.
Por të kotë e kanë. Me 9 shkurt do ta marrin përgjigjen. Radojçiqi dhe krejt aleatët e mbështetësit e tij janë të mundur dhe kurrë më nuk kthehen në Kosovë, përveç se duarlidhur.
Atyre të cilëvë po ju mungon, duhet të mësohen pa të.
Nuk ka luftë hibride që na përkul.

Shpërndaje në: