KOSTT-i me punime në hidrocentralin e Ujmanit të shtunën, paralajmërohen reduktime
Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) ka njoftuar se më 28 shtator do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik në hidrocentralin e Ujmanit, për shkak të punimeve të domosdoshme.
Shkyçja do të bëhet nga ora 11:00 deri në ora 17:00, transmeton IndeksOnline.
“Në kohën e lartëcekur, gjatë shkyçjes dhe rikyçjes së transformatorit energjetik TR1 110/35kV, qytetarët/konsumatorët që furnizohen nga ky transformator, do të mbesin pa energji elektrike në kohëzgjatje nga pesë (5) minuta (11:00-11:05 si dhe nga 17:00-17:05). Reduktimi i parashikuar 3MË” thuhet në njoftim.
Këto punime, sipas KOSTT-it, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të sistemit të transmetimit në vend.
Ky është njoftimi i plotë:
Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 28 Shtator 2024, nga ora 11:00 deri në 17:00 do të bëhet shkyçja e transfomatorit energjetik TR1 110/35kV në Hidrocentralin Ujman, për të mundësuar shkyçje nevojitet për të krijuar kushte për punë për instalimin e Tranformatorëve Matës të Rrymës (TMRR-ve) 35 kV si dhe për lidhjen e Sekondarit të Transformatorëve Matës të Kombinuar (TMR-ve) 110 kV.
Në kohën e lartëcekur, gjatë shkyqjes dhe rikyqjes së transformatorit energjetik TR1 110/35kV, qytetarët/konsumatorët që furnizohen nga ky transformator, do të mbesin pa energji elektrike në kohëzgjatje nga pesë (5) minuta (11:00-11:05 si dhe nga 17:00-17:05). Reduktimi i parashikuar 3MË.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.