Kosovë-Spanjë: Momentet premtuese mbesin nën hijen e golit të Spanjës, mbyllet pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Spanjës, e vlefshme për Grupin B kualifikues për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.
‘Dardanët’ e nisën mirë, madje duke rrezikuar seriozisht portën spanjolle në dy raste përmes Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës, të cilët u treguan të ngathët në vrapimet e tyre.
E dënimin kosovarët e morën në minutën e 32-të, me Fornals që realizoi golin e vetëm të intervalit në minutën e 32-të.
Një bashkëveprim i mirë me Alvaro Moratën, rezultoi me përfundim brilant të aksionit. /Periskopi.com/