Kosovë-Spanjë: Këta gjyqtarë drejtojnë ndeshjen
Kosova është nikoqir i Spanjës për takimin që luhet në Grupin B në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ndeshja që do të fillojë në ora 20:45, do të luhet të nesër (e mërkure) në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Bobby Maden, do të jetë gjyqtar i cili do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Spanjë që do të zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.