Kosovë-Shqipëri: Pjesa e parë mbyllet me diferencë minimale
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës në futboll në konkurrencën e grave dhe asaj të Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Shqipëria është duke avancuar 2-1 pas intervalit të parë.
Kuqezinjtë fillimisht kaluan në epërsi përmes Maksutit në minutën e 19, me Docin që dyfishoi shifrat në të 45-tën.
Kosova arriti që në kohën shtesë të pjesës së parë të ngushtojë diferencën në 2-1 duke shënuar për ta lënë çështjen e fituesit të hapur për pjesën e dytë.
Kujtojmë se takimi luhet në kuadër të Grupit F kualifikues. /Periskopi.com/