Kosovë-Shqipëri fillon pas pak: Këto janë formacionet zyrtare
Gratë e Kombëtares së Kosovës në futboll ndeshen me atë të Shqipërisë, në përballjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
“Dardanet” kanë katër pikë të tubuara deri me tani dhe kërkojnë vetëm fitore në “Fadil Vokrri”, ndaj vashave të Shqipërisë, që gjithashtu kanë arkëtuar katër pikë në pesë ndeshje, shkruan lajmi.net.
Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike:
Kosovë (4-4-2): Kolgeci; Misini, Syla, Hysenaj, Ramaj; Kryeziu, Halilaj, Shala, Memeti; Biqkaj, Reçica
Shqipëri (4-2-3-1): Rexhepi; Gjergji, Maliqi, Curraj, Gjini; Franja, Hia; Maksuti, Krasniqi, Hamidi; Doci
Ndeshja nis në ora 16:00.