Kosovë-Norvegji është ndeshja që nuk duhet ta humbni sonte, transmetohet në këtë kanal

Kosovë-Norvegji është ndeshja që nuk duhet ta humbni sonte, transmetohet në këtë kanal

Kombëtarja e Kosovës gratë sonte ndeshet me Norvegjinë me fillim nga ora 19:00.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës që zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re më 2023, shkruan Periskopi.

Takimi transmetohet në kanalin RTK 4.

Për dallim nga ndeshja e parë kundër Shqipërisë (1:1), kur Kosova hyri me synim për fitore dhe me lojë sulmuese, kësaj radhe përzgjedhësja Afërdita Fazlija do të jetë e detyruar të ndryshojë skemën e lojës, duke i kushtuar më shumë vëmendje repartit defanzivë, marrë parasysh cilësitë e kombëtares norvegjeze, e cila para pak ditësh e mundi Armeninë me rezultat të lartë, 10:0. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: