Kosovë – Greqi: Ky pritet të jetë formacioni që vendos Challandes, vetëm një ndryshim nga Gjeorgjia

Kosovë – Greqi: Ky pritet të jetë formacioni që vendos Challandes, vetëm një ndryshim nga Gjeorgjia

Bernard Challandes synon me çdo kusht fitoren sonte në Prishtinë, për të konfirmuar ndryshimet e mira në skuadër, që u panë edhe në Gjeorgji.

Greqia, një kundërshtar i njohur për Kosovën, vjen me synimin për tri pikët, por të njëjtin objektiv kanë edhe Dardanët.

Ndeshja ndaj Gjeorgjisë iu siguroi tri pikë Dardanëve, prandaj, skemat e Challandes nuk pritet të ndryshojnë shumë, shkruan Periskopi.

Formacioni 4-3-3, i përdorur edhe më parë ndaj Greqisë, pritet të përdoret edhe sonte.

Paraqitja solide në fazën e mbrojtjes bën që Vojvoda, Rrahmani, Aliti e Hadërgjonaj të priten prapë si startues.

Po ashtu, edhe mesfusha pritet të përbëhet nga Ibrahim Dresevic, Valon Berisha e Besar Halimi, ndonëse ky i fundit nuk po kalon në formën më të mirë të mundshme në aspektin fizik. Flitej se Loshaj apo Shala mund ta zëvendësonte Halimin, por gjasat janë më të mëdha që trajneri të mos bëjë ndryshime në mesfushë.

I vetmi ndryshim që pritet të shihet sonte në formacion, është ai në fazën e sulmit. Milot Rashica pritet të marrë vendin e Elbasan Rashanit. Ky i fundit nuk është stërvitur mbrëmë me skuadrën, andaj pritet të mbetet jashtë.

Rashica pritej të ishte startues edhe me Rashanin në formë, por në këtë version, fati duket se i shkon Lirim Kastratit.

Vedat Muriqi, Milot Rashica e Lirim Kastrati pritet të jenë treshja që rrezikojnë Greqinë.

Më poshtë mund ta shihni formacionin e mundshëm për sonte edhe në skemë. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: