Kosovë – Angli: Morena Taraku i jep zemër Kosovës
Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, shkruan Periskopi.
Në “Fadil Vokrri” zbarkon kundërshtari më i madh që ka ndeshur ndonjëherë Kosovën në Prishtinë, Anglia.
Ndeshja fillon prej orës 18:00 dhe atmosfera në stadium pritet të jetë e jashtëzakonshme, pikërisht ashtu sic ka qenë gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.
Këngëtarja kosovar Morena Taraku, i ka dhënë zemër ekipit me një foto të publikuar në rrjetin social Instagram nga Stambolli.
Ajo ka postuar fotografi me fanellë të Kosovës. “Nga Stambolli me dashuri”, ka shkruar Morena.