Kosovari që po publikon videot nga koha e luftës: Po kërcënohem nga serbët, shteti më shumë po mbron VIP-at
![Kosovari që po publikon videot nga koha e luftës: Po kërcënohem nga serbët, shteti më shumë po mbron VIP-at](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2021/05/193376436_3175582472660351_377066031616556607_n.jpg)
Esat Shala, personi që po publikon video e dëshmi të luftës, dhe krime të kryera nga serbë, thotë se ka marrë kërcënime nga serbët.
Shala i ftuar në një emision televiziv ka thënë se shteti më shumë po i mbron VIP-at.
Djaloshi i ri nga komuna e Drenasit ka arritur të sigurojë mijëra kaseta dhe qindra mijëra orë inqizime nga krimet e kryera nga serbët në luftën e Kosovës.
Ndryshe Ministria e Drejtësisë tani ka themeluar institutin për krime të luftës, ndërsa pjesë e këtij mekanizmi do të jetë edhe vetë Esat Shala.