‘Kosovarët nuk ushqehen shëndetshëm’
Kosova nuk e ka pjesë të rëndësishme të traditës së saj kulturën e të ushqyerit shëndetshëm. Rrjedhimisht kosovarët nuk ushqehen shëndetshëm. Kështu vlerësojnë ekspert të kësaj fushe në ditën botërore të të ushqyerit.
Përkundër kësaj Kosova nuk e ka shënuar këtë ditë me asnjë aktivitet për të sensibilizuar masën për rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm.
Selatin Kaçaniku, nga organizata “Konsumatori” theksoi se cilësinë e të ushqyerit e përcaktojnë 2 faktorë, niveli i vetëdijsimit dhe mirëqenia sociale.
Ndërsa Fisnik Dobra, shef i Sektorit të Ushqimit ne QKUK, theksoi se në aspektin e të ushqyerit duhet shume punë për tu bërë, duke qenë se duhet një informim i popullatës dhe një ushqim i ekuilibruar.
Ata kanë theksuar rëndësinë e informimit të njerëzve për ushqimin e shëndetshëm.