Kosovare Asllani vazhdon bashkëpunimin me Nike
Futbollistja e Suedisë, Kosovare Asllani, po bën punë të mirë edhe jashtë fushave të blerta.
Futbollistja e skuadrës së Real Madrid, ka njoftuar sot se ka vazhduar bashkëpunimin e saj me brendin botëror, Nike.
Excited and proud to announce that I’ve extended my @Nike contract with 4 years ✔️? #nikewomen #greatnessonly pic.twitter.com/shefyQbqcf
— Kosovare Asllani (@KosovareAsllani) November 19, 2021
Kosovare Asllani ka shkruar në Twitter se do të jetë me Nike edhe për katër vite të tjera, përcjell Periskopi.
Asllani këtë edicion ka luajtur vetëm dy ndeshje dhe s’ka gjetur akoma golin, por sezonin e kaluar shënonte nëntë herë në 13 paraqitje. /Periskopi/