Kosova zhvillon stërvitjen në Izrael, të gjithë lojtarët të gatshëm
Të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për ta dhënë maksimumin e tyre në ndeshjen kundër Izraelit, sipas Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kombëtarja kosovare pas mbërritjes në Izrael e ka zhvilluar edhe stërvitjen.
“Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit kualifikuese për “Euro 2024” kundër Izraelit, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, në orën 18:00 (sipas kohës në Kosovë). Stërvitja e fundit i ka shërbyer futbollistëve për t’u ambientuar me fushën e këtij stadiumi dhe për t’u rigjeneruar nga udhëtimi i sotëm. Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për ta dhënë maksimumin e tyre në ndeshje”, ka njoftuar FFK.