Kosova zhvillon sot stërvitjen e radhës, tri pikët ndaj Greqisë janë synimi tani

Kosova zhvillon sot stërvitjen e radhës, tri pikët ndaj Greqisë janë synimi tani

Kombëtarja e Kosovës në futboll vjen shumë e motivuar nga Gjeorgjia, pas një fitoreje historike mbrëmë.

Dardanët shënuan fitoren e parë në një ndeshje kualifikuese për Botëror, duke mposhtur 0:1 Gjeorgjinë, në udhëtim, me një gol të Muriqit.

Por, sfida e radhës tani do të jetë Greqia. Për këtë ndeshje, Kosova do të fillojë stërvitjet qysh sot, përcjell Periskopi.

Kjo stërvitje do të mbahet në ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 13:30, sipas njoftimeve të lëshuara nga FFK.

Kosova pret Greqinë më 5 shtator, kur synon të arkëtojë tri pikë të reja që do t’i jepnin edhe më shumë bukuri këtij grumbullimi. /Periskopi/

Shpërndaje në: