Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Ukrainës së shkatërruar nga lufta

Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Ukrainës së shkatërruar nga lufta

Kosova është rënditur e dyta si vendi më i varfër në Evropë, në një listë të publikuar nga “World of Statistics”, përcjell Periskopi. Lista e bazuar në Prodhimin e Brendshëm Bruto është ndarë me numrin e banorëve, për të siguruar një rennditje të saktë dhe të krahasueshme të vendeve më të varfra në Evropë, sipas këtij artikulli. Dhjetëshen e parë të kësaj liste e mbyll Shqipëria, ndërsa e para për nga varfëria është Ukraina e cila gjendet në luftë.

Për këtë ka reaguar edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, i cili ka thënë se  pavarësisht statistikave të shpallura dhe grafikoneve optimiste nga Institucionet Qeveritare për rritje ekonomike, Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Ukrainës.

“Institucionet Qeveritare vazhdojnë të shpallin statistika që duken si ëndrra të bukura, por realiteti është shumë më i hidhur” ka shkruar ndër të tjera Gërxhaliu.

Më poshtë keni listën e publikuar për vendet më të varfëra në Evropë:

Shpërndaje në: