Kosova vend pjesërisht i lirë në raportin e Freedom House, s’ka asnjë përparim nga viti paraprak

Kosova vend pjesërisht i lirë në raportin e Freedom House, s’ka asnjë përparim nga viti paraprak

Organizata prestigjioze “Freedom House” ka publikuar raportin e fundit për të gjitha shtetet e botës, përfshirë edhe Kosovën.

Në këtë raport të “Freedom House”, Kosova s’ka shënuar kurrfarë përparimi krahasuar me vitin paraprak dhe përsëri cilësohet si një vend pjesërisht i lirë me 60 pikë nga 100 sa është totali.Detajet e raportit për Kosovën pritet të publikohen në faqen zyrtare të “Freedom House”.

Vendet e rajonit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut qëndrojnë pak më mirë se Kosova në poentim, derisa Bosnja e Hercegovina dhe Serbia më keq.

Shqipëria ka 68 pikë, Maqedonia e Veriut 67, Serbia 56 dhe Bosnja e Hercegovina 52.

Ky raport i “Freedom House” që bazohet në ngjarjet që kanë ndodhur në vitin 2024, tregon se 60 vende kanë parë përkeqësim të të drejtave politike dhe lirivie civile në vitin 2024. Ndërkohë 34 vende kanë pësuar përmirësime.

El Salvadori, Haiti, Kuvajti dhe Tunizia janë shtetet që kanë pësuar rënien më të madhe të këtij viti.

Bangladeshi, Butani, Sri Lanka dhe Siria janë vendet që kanë shënuar përmirësimin më të madh gjatë vitit 2024.

Në këtë raport të “Freedom House” potencohet gjithashtu se konfliktet kanë përhapur paqëndrueshmëri dhe kanë penguar përparimin demokratik në mbarë botën.

“Grupet e armatosura joshtetërore – duke përfshirë milicitë, mercenarët dhe organizatat kriminale – luajtën një rol të madh në destabilizimin e sigurisë globale dhe pengimin e të drejtave themelore, përveç konflikteve në Sudan, Gaza, Myanmar dhe Ukrainë”, thuhet në publikimin e FH.

Shpërndaje në: