Kosova U21 shënon fitore në miqësoren kundër Maqedonisë së Veriut, debuton me asistim Laurent Xhylani

Kosova U21 shënon fitore në miqësoren kundër Maqedonisë së Veriut, debuton me asistim Laurent Xhylani

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U21 ka shënuar fitore në miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U21.

“Dardanët” e trajnerit Afrim Tovëlrani si mysafir fituan me shifrat 3:1.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 1:1, kurse në të dyten “Dardanët” treguan performancë më të mirë duke shënuar dy gola.

Në këtë ndeshje debutoi për Kosovën U21 talenti i FC Malishevës, Laurent Xhylani që dhuroi një asistim.

Kosova U21 do të luaj edhe një miqësore tjetër ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup. E dyta do të jetë më datën 17 nëntor nga ora 12:00.

Shpërndaje në: