Kosova U21 përballet me Çekinë, ajo U17 me Uellsin – synohet rikthimi te rezultatet pozitive
Kombëtarja e Kosovës do të ketë sonte ndeshje edhe në grupmoshat zinxhir.
Përveç U17 që luajnë me Ishujt Faroe, të angazhuara do të jenë edhe kombëtaret U21 dhe U19.
Kombëtarja U21 e Kosovë luan përballë Çekisë, në udhëtim, me fillim nga ora 18:00, shkruan Periskopi.
Dardanët vijnë në këtë ndeshje pikërisht nga një humbje e pësuar ditë më parë, po ndaj Çekisë.
Kombëtarja U19 në anën tjetër luan në shtëpi dhe ka një sfidë mjaft të vështirë, përballë Uellsit.
U19 e Kosovës vjen pas dy humbjeve radhazi në dy ndeshjet e para kualifikuese. Dardanët pësonin nga Gjeorgjia e Norvegjia, kurse synojnë pikët e para ndaj Uellsit.
Ndeshja mes Kosovës U19 dhe Uellsit U19 luhet me fillim nga ora 15:00. /Periskopi/