Kosova U21 nuk lejon të mposhtet nga Sllovenia U21 as në ndeshjen e dytë
Kombëtarja e Kosovës U21 ka barazuar përsëri në duel me Slloveninë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.
Pas ndeshjes së parë që përfundoi me rezultat 0 me 0, edhe ndeshja e dytë e pati epilogun përfundimtar të njëjtë.
Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e djelmoshave tanë, që në disa raste edhe rrezikuan portën kundërshtare.
Pas këtij barazimi Kosova mbetet në pozitën e pestë në Grupin G, me 8 pikë, derisa Sllovenia është në pozitën e tretë me 10 pikë.