Kosova U21 miqësore kundër Dritës

Kosova U21 miqësore kundër Dritës

Drita do të zhvillojë miqësore kundër Kombëtares U21 të Kosovës.

Ndeshja do zhvillohet te enjten si para përgatitje para takimit të Kosovës ndaj Anglisë.

“Ndeshje miqësore KOSOVA U21 – FC DRITA

Klubi jonë, FC DRITA do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës U21, të enjtën 02.09.2021, ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Anglisë, që zhvillohet në stadiumin “Milton Keynes” në Bletchley më 7 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Pjesë e Kombëtares së Kosovës U21 është edhe futbollisti ynë, Ardit Tahiri, i cili tashmë i është bashkuar grupit dhe të hënën zhvilluan stërvitjen e parë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali”, shkroi klubi.

 

Shpërndaje në: