Kosova U19 e nis me humbje fazën e parë kualifikuese drejt Euro U19 – mposhtet nga Norvegjia

Kosova U19 e nis me humbje fazën e parë kualifikuese drejt Euro U19 – mposhtet nga Norvegjia

Kombëtarja U19 e Kosovës në futboll nuk e ka nisur aspak mirë rrugëtimin e saj për kualifikueset drejt Kampionatit Evropian.

Në udhëtimin në Norvegji, Dardanët e rinj u mposhtën me rezultatin 3:0, shkruan Periskopi.

Golin e parë Kosova e pësoi në minutën e 44’, kur Fiabema shënoi për 1:0, nga pika e bardhë e penalltisë.

Dy gola të tjerë norvegjezët i shënuan në minutat 67’ (përsëri Fiabema) dhe 74’ kur lojtari kompletoi het trikun e tij personal, pas asistimit të Seferit.

Fiabema që realizoi tre golësh sot është lojtar i skuadrës së Chelsea U23.

Norvegjia e nis kështu me fitore rrugëtimin në kualifikueset e fazës së parë, për Euro U19, kurse Kosova duhet të pres për pikët e para. /Periskopi/

Shpërndaje në: