Kosova U18 mëson orarin – përballja e parë me Shqipërinë

Kosova U18 mëson orarin – përballja e parë me Shqipërinë

Kombëtarja e Kosovës U18 në basketboll ka mësuar tashmë edhe orarin për ndeshjet që janë të vlefshme për FIBA European Challenge.

Nga 3 deri më 8 gusht, shpresat e Kosovës do të testojnë veten me kundërshtarë si Shqipëria, Moldavia – kurse potencialisht edhe me kombëtare si Luksemburgu, Andora, Gjibraltari e Malta.

Më poshtë Periskopi ua përcjell njoftimin e plotë të FBK.

Basketbollistët e Kosovës U18 pas përgatitjeve në Prishtinë, të dielën udhëtuan drejt Tiranës, aty ku sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë për FIBA European Challengers.

Garat zhvillohen nga 3 deri më 8 Gusht. Dardanët e rinj janë në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë. Ndërkohë në grupin tjetër janë Luksemburgu, Andorra, Gjibraltari dhe Malta.

Sfida e parë për Kosovën do të jetë më 3 Gusht (nesër) ndaj Shqipërisë në Tiranë. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe transmetohet në YouTube dhe faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.

Më 4 Gusht takohen Shqipëria dhe Moldavia, kurse më 5 Gusht, Kosova do të përballet me Moldavinë nga ora 19:00. Dy kombëtaret e para kualifikohen në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë do të luajë për pozitat 5-7. /Periskopi/

Shpërndaje në: