Kosova U17 afër kalimit në ‘Elite Round’ – sot kërkon fitoren ndaj Ishujve Faroe
Kombëtarja U17 e Kosovës është gati që të bëjë një hap të madh në kualifikuese.
Dardanët e rinj do të përballen me Ishujt Faroe me fillim nga ora 15:30, në një ndeshje mjaft të rëndësishme, shkruan Periskopi.
Në letër favorite, Kosova synon të marrë tri pikët në këtë përballje, për të kaluar në ‘Elite Round’.
Në fazën e parë të kualifikimeve për Euro U17, Kosova është në grup me Ishujt Faroe, Austrinë e Slloveninë.
Kosova ka tri pikë në dy ndeshje, kurse lidere është Sllovenia me gjashtë pikë, ndërsa Austria numëron po ashtu tri pikë.
Ishujt Faroe nuk kanë pikë dhe kanë gol-diferencë prej 0:10./Periskopi/