Kosova U16 pëson humbje nga Bullgaria
Kombëtarja e Kosovës U-16 ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s që po zhvillohet në Albena të Bullgarisë.
“Dardanët” U16, të udhëhequr nga Arbnor Morina, janë mundur nga kombëtarja nikoqire e këtij turneu, me rezultat 2:0.
Bullgarët shënuan nga një gol në secilën pjesë dhe në të dyja rastet nga penalltia nëpërmjet Mihail Polendakov dhe Vasil Kaimaikanov.
Ndeshjen e radhës Dardanët e luajnë më 23 mars, në orën 11:00 kundër Gjibraltarit.
Kosova U16 pastaj do të përballet me Maqedoninë e Veriut, më 26 mars, po ashtu në orën 11:00.