Kosova U16 fituese e turneut “UEFA Development”
Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e vajzave ka triumfuar në turneun “UEFA Development” që u mbajt në Shqipëri.
Pas fitoreve ndaj Kazakistanit dhe Shqipërisë, të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit kanë shënuar fitore edhe në takimin e tretë dhe të fundit të turneut kundër Malit të Zi, me rezultat 2:0.
Kësisoj, Dardanet e reja e kanë mbyllur turneun në pozitën e parë me 8 pikë, teksa pas tyre janë renditur Shqipëria, me 4 pikë, Kazakistani, me 3 pikë dhe Mali i Zi, me 2 pikë. Vashat e Kosovës e dominuam plotësisht lojën edhe në përballje me bashkëmoshataret e tyre nga Mali i Zi, teksa çështjen e fitores e përmbyllën qysh në 15 minutat e parë.
Kreatore e fitores ishte Alba Shabani, me dy gola të realizuar, në minutat 7 dhe 15. Pas kësaj epërsie futbollistet e Kosovës e menaxhuan mirë lojën dhe nuk lejuan për asnjë moment që t’u rrezikohet fitorja.