Kosova U-21 i mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2027, që do të mbahet në Shqipëri e në Serbi

Kosova U-21 i mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2027, që do të mbahet në Shqipëri e në Serbi

Kombëtarja e Kosovës U-21 i ka mësuar sot emrat e kundërshtarëve që do t’i ketë në grup në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj përfunduan në grup me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.

Siç dihet, Evropiani U-21 në vitin 2027 do të mbahet në Shqipëri e në Serbi, pasi UEFA ua dha dy ditë më parë të drejtën e organizimit këtyre dy vendeve, përkundër polemikave dhe kritikave. 

Shpërndaje në: