Kosova U-19 mposhtin Shqipërinë U-19
Kosova U-19 ka fituar me rezultat të pastër 0:2 në miqësore ndaj Shqipërisë U-19.
Fraksioni i parë i lojës ishte i barabartë në lojë, me të dy skuadrat që tentuan shumë herë ti afrohen portave respektive për të gjetur avantazhin, avantazh që e gjeti Kosova në minutën e 28-të me Eridon Malokun. Ky gol vendosi dhe pjesën e parë që u mbyll 0-1.
Në fillimin e pjesës së dytë Kosova gjeti dhe golin e dytë, minutën e 55-të me Rinor Toverlanin. Kuqezinjtë morën kontrollin e lojës në dorë dhe ju afruan shumë herë golit që do të rihapte ndeshjen por pa arritur të finalizojnë me sukses.
Më datë 28 mars do të luhet testi i dytë, përsëri në Egnatia Arena të Rrogozhinës.
Shqipëri U19 – Kosovë U19 0-2
Golat: Maloku 28′, Toverlani 55′
Shqipëria U-19: Dema, Hysaj, Abazaj, Azizi, Betezelis, Ndoci, Shkurti, Daka, Lika , Torraj, Toma. U aktivizuan: Zabeli, Taleb, Tozaj, Topi, Gjoka, Nako, Musaj, Kurti.
Kosova U-19: Shala, Mehaj, Avdimetaj, Rexhepi, Lubishtani, Toverlani, Ajvazi, Haskaj, Hasani, Rashica, Maloku.