Kosova të luajë me Kataloninë e Pique-së nëse nuk respektohet nga Spanja?
Kosova takohet me kombëtaren e Spanjës në fund të muajit mars në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës “Katari 2022”, por deri tash nuk ka marrë indikacione të mira se do të respektohet si komb.
Spanja – që është një prej kombëtareve më të forta të botës në futbollin e burrave – do ta pres në shtëpi Kosovën, ndaj të cilës është armiqësore politikisht.
Ndeshja pritet të zhvillohet pa shikues, e megjithatë shumëçka mund të ndodh që shteti, apo lojtarët përfaqësues të mos respektohen sa duhet në Sevijë, shkruan Periskopi.
Por, çka mund të bëj Kosova që të hakmerret ndaj Spanjës?
Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e burrave, mund të luajë ndeshje me Kataloninë apo me Baskët si shenjë hakmarrëse sportive ndaj Spanjës.
Kjo ndeshje, natyrisht, do të mund të ishte e karakterit miqësor.
Edhe Katalonia por edhe Baskët i kanë ekipet e tyre përfaqësuese, dhe janë aktive aktualisht. Katalonia kishte në mesin e saj lojtarë të famshëm si Andres Iniesta, Xavi Hernandez, Victor Valdez, ndërsa ende i ka Gerard Pique-në, Marc Bartran, Oriol Romeun dhe lojtarë tjerë të Barcelonës e Espanyolit.
Pique e ka mbyllur karrierën e tij me Spanjën në vitin 2018, ndërsa e vazhdon ende përfaqësimin e Katalonisë dhe i ka 10 ndeshje të zhvilluara.
Për herë të fundit, Katalonia ka luajtur kundër Venezuelës më 25 prill të vitit 2019 në një miqësore të fituar 2-1 kundër Venezuelës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Baskëve është edhe më e fortë.
Për herë të fundit, Baskët luajtën para disa muajsh kundër Kosta Rikës dhe fituan 2-1. /Periskopi